Rrëfehet gjyqtari kontravers i ndeshjes Chelsea-Barcelona
Gjyqtari Tom Henning Ovrebo që u bë i famshëm nga ndeshja Chelsea dhe Barcelonës më 6 maj të vitit 2009, ku dhuroi një nga ndeshjet më skandaloze në Ligën e Kampionëve falë arbitrimit të tij të njëanshëm nga ana e Barcelonës.
Ai gjatë një interviste për “Marca” e ka pranuar se nuk ndihet krenar për atë ndeshje dhe se kishte bërë disa gabime.
“A ndiheni krenar për drejtësinë në ndeshjen Chelsea-Barcelona? Jo aspak. Ajo nuk ishte dita ime më e mirë. Por gabime mund të bëhen nga gjyqtarët, ashtu sikurse nga trajnerët dhe lojtarët. Ju mund të keni një ditë që nuk jeni në nivel. Por jo, nuk jam krenar me atë ditë”, ka thënë fillimisht Ovrebo.
“Ishin disa gabime në atë ndeshje dhe të gjithë kanë mendimet e tyre. Por, jam krenar me karrierën që kam pasur në elitën evropiane për një kohë dhe në vendin tim. Kjo është arsyeje pse ju nuk duhet të mbaheni mend vetëm për një ndeshje, që fatkeqësisht disa njerëz vetëm për atë më kujtojnë”, u shpreh ai në fund.