Rrëfehet kosovarja, e dashura e Dumanit: Mu prezantua me emër tjetër, mbante armë me vete

02 prill 2022 | 20:00

Gjykata e Elbasanit ka lënë sot në detyrim paraqitje shtetasen M. H, 20-vjeçaren nga Kosova e cila ishte e dashura e Nuriden Dumanit.

Në gjykatë ajo ka deklaruar që është me shtetësi kosovare dhe se në muajin prill të vitit 2021, me shoqërinë e saj ka qene tek lokal  “G***” në Gjilan.

Ajo pohon se në atë lokal, ngjitur me ta ishin ulur edhe 2 shtetas të tjerë, ku njëri nga ata e njihte dhe quhej Sh.Z, nga Gjilani.

Sipas saj, atë ditë në lokal ky djali tjetër i ka folur dhe i kërkoi numrin e telefonit, ndërsa ajo ia ka dhënë dhe më pas kanë filluar të komunikojnë.

Ky person (Nuredin Dumani) kishte një numër celulari të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, por 20-vjeçarja ka pohuar se nuk e  mban mend numrin.

Sipas saj, ai i është prezantuar me emrin “Arvit Spahiu” dhe i ka thënë se ishte nga Tirana dhe ndodhej në Kosove për pune, ku i ka treguar edhe një letër njoftim, ku emri ishte vërtetë “Arvit Spahiu” dhe fotoja ishte e tij.

Letërnjoftimi qe i ka treguar nuk e dihet se cilit shteti i përkiste, por ajo sqaron që nuk ishte i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Pasi ka ishte kaluar afro 1 muaj e gjysmë që nga dita që u njohën dhe që takoheshin shpesh, “Arviti” i kërkoi që lidhja e tyre të behej serioze dhe donte të takonte prindërit e saj, të cilët i ka takuar dhe ata filluan te bashkëjetonin në një banesë me qira në Gjilan.

“Arviti” i ka treguar që familjen e tij e kishte në Francë dhe për këtë arsye nuk mund  ta  takonte.  

Kur kanë filluar të bashkëjetojnë, ajo ka vënë re që Arviti mbante armë zjarri me vete, gjithmonë arma ka qenë e njëjtë.

Arma ishte e zezë dhe kur dilnin ai e mbante në brez e kur vinin në shtëpi ai e linte në dhomë dhe ndërsa 20 vjeçarja e ka pyetur se persë mbante armë ai i është përgjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish këto”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase ka nisur përdorimin e sistemeve raketore që Britania…