
Rrëfehet Presidenti Meta: Opozita shkatërroi vetveten kur iku nga Parlamenti
Presidenti Meta ka folur sonte në Oranews në një rrëfim, ku paralajmëroi rikthimin e tij në politikën aktive.
Ilir Meta foli për shumë tema të politikës shqiptare. Ndër temat kryesore Presidenti Meta ishte për situatën e vendit që ka ardhur kryesisht prej blerjes së votave me 25 prill, por edhe për fajin e braktisjes nga opozita të mandatëve të deputetit dhe mos futjes në zgjedhjet vendore.
Ndër të tjera Presidenti Meta, me një kujdes e me stilin e tij të dikurshëm korrekt, foli edhe për situatën në PD, duke qenë i kujdesshëm të ishte i barazlarguar nga Berisha e Basha, porse me finesë la të kuptohej se Berisha mbetet më pranë tij, ndonëse siç e theksoi se kishte 1 vit pa u takuar direkt me zotin Berisha.
I drejtëpërdrejtë ishte Presidenti kur theksoi se e kishte ditur lojën e disa politikanëve kryesorë që të lihej vendi pa opozitë, pa gjykatë kushtetuese si dhe synimin për të marrë edhe presidentin e Republikës.
Në lidhje me angazhimin e tij pas largimit si President Republike, Ilir Meta tha se pas 24 korrik 2022 do të flasë me popullin e 2 marsit.
Kjo nënkupton se do ti rikthehet politikës aktive, por nuk tha në LSI apo në një FRONT me PD-në e zotit Berisha.
I prerë dhe dukshëm i vendosur Meta ishte kur u pyet nëse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mund ta shkarkojë sipas vendimit të parlamentit të kaluar. Ai la të kuptohet se nuk mund të ndodhë një akt i tillë.
Në të vertetë vendimi i parlamentit të kaluar ishte një vendim idiot dhe aspak kushtetues.
Intervista e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dukshëm kishte të bënte me atë që duhej ti përçonte palëve politike në vend: Ilir Metën nuk e keni parë akoma!
Bile kur u pyet për LSI, Meta shtoi pas pyetjes se “Jam krenar që kam krijuar LSI. Por nuk keni parë gjë akoma!”.