Rrëfen drejtpërdrejt në televizion se ka mbytur nënën
25 shtator 2024
| 08:27
Një italian nga Modena la të gjithë vendin i tronditur kur pranoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv se kishte vrarë nënën.
Lorenzo Carbone (50) papritmas filloi të qajë para kamerave dhe më në fund pranoi se një ditë më parë kishte vrarë nënën e tij 80-vjeçare e cila vuante nga demenca.
I mërzitur dukshëm, Carbone iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Fabio Giuffrida gjatë një interviste të transmetuar pasditen e djeshme në emisionin Pomeriggio5 në Mediaset.
Ai tha se nëna e tij vuante nga demenca dhe ai “nuk mund të duronte më”.
“E mbyta, nuk e di pse e bëra. Ajo më inatoste disa herë sepse përsëriste vazhdimisht”.