Rrëfime për jetën prapa grilave në Smrekonicë
Aktualisht, 127 të burgosur po e vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Dy të burgosur flasin për kushtet brenda këtij institucioni, duke e krahasuar madje me burgjet në Zvicër e Gjermani.
Ditën e nisin duke punuar në hapësirat e burgut.
Në këtë formë, këta të burgosur po kryejnë obligimet e tyre brenda Qendrës Korrektuese në Smrekonicë.
Përveç kositjes së barit, ata po përkujdesen edhe për ujitje.
E pas punëve të përcaktuara, ata po hyjnë në pavionin e vetëm të këtij institucioni për të pushuar.
Në njërën nga dhomat në krahun B të këtij pavioni janë katër të burgosur.
64-vjeçari rrëfen për kohën që kalojnë së bashku me të burgosurit e tjerë.
Mirëpo, kosovari që ka edhe nënshtetësi zvicerane thotë se qëndrimi në burg të Kosovës dallon me atë në Zvicër.
Ndryshe nga ai, shprehet 34-vjeçari që ka vuajtur një periudhë dymujore të dënimit në Gjermani.
Ai thotë se kushtet në këtë qendër janë më të mira se në atë ku ishte më parë.
Për të, ky institucion korrektues ia ka lehtësuar vuajtjen e dënimit.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj qendre, Avni Miftari tregon për punët dhe aktivitetet e tjera që bëjnë të burgosurit.
Në këtë qendër korrektuese aktualisht janë 127 të burgosur të cilët po e vuajnë dënimin.
Përveç pavionit me kuzhinë dhe oborrit, ata kanë edhe këndin e bujqësisë dhe institucionet e mjekimit.
Burgu i Smrekonicës, ka kapacitet për 200 të burgosur.