Rrëfime të Heshtura: Punëtorë të Sektorit Privat në kushte anonimiteti rrëfehen për shkeljet e të drejtave në vendet e punës

07 janar 2025 | 20:42

Në episodin e parë “Dinjiteti i Mohuar”, të dokumentarit “Rrëfime të Heshtura”, me autor Sefer Zogaj, prodhim i Sbunker, është trajtuar tema e mosrespektimit të të drejtave të punëtorëve në Sektorin Privat.

Disa punëtorë në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për kushtet e vështira me të cilat janë përballur në sektorë të ndryshme në Kosovë.

Pagat e ulëta, presionet në punë, përjashtimet arbitrare, janë disa nga shqetësimet e shprehura.

Ligji i Punës është baza ligjore ku rregullohen raportet punëdhënës-punëmarrës, por Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat thotë se nuk po zbatohet, ndërkaq Oda Ekonomike pretendon se zbatimi i këtij ligji është në plotni.

Ndërkaq, shteti përmes Inspektoratit të Punës obligohet të mbikëqyrë dhe ndëshkojë shkeljet e këtyre të drejtave, ndonëse ironikisht edhe Inspektorati i Punës nuk ka kushte të mjaftueshme për punë.

Dokumentarin mund ta shikoni KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard…