Rrëfimi i 75 vjeçarit, askush nuk ia uroi Bajramin (VIDEO)
16 qershor 2018
| 20:21
75 vjeçari Rrahman Shala, banor i Shtëpisë së Pleqve i vetëm ishte edhe ne festën e mëshirës dhe solidaritetit. Ai që nga mëngjesi priti që dikush t’ia urojë festën e Fitër Bajramit.
“Jo, valla mu hala kërkush s’më erdh veç nëse vijnë më vonë’, ka thënë ai.
I vetëm e priti edhe këtë festë e dikur e kishte shtëpinë plot, rrëfen i moshuari.
“Gurajën e kam pas, ajo vdiq. 1 djalë e pata edhe ai më vdiq. Mbeta kerkund hiq e u dashtë me ardhur këtu në Dom”, ka thënë ai për “RTK”.