Rrëfimi ekskluziv i Gjeneralit të UÇK-së që do t’i hyjë garës për deputet
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe njëri nga komandantët më të shquar të saj, Lahi Brahimaj, në një intervistë ekskluzive për Ballkani.info ka treguar për përvojat e tij në UÇK, karrierën politike, situatën në vend, dhe zgjedhjet që priten të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.
Brahimaj gjatë kësaj interviste ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për katër vite të qeverisjes dhe mos koordinim me ndërkombëtarët për çështjet kryesore në vend, duke nisur nga Ura e Ibrit.
Ai e ka bërë publik lajmin se do të kandidojë për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe shpreson se gjatë këtyre zgjedhjeve partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj do t’i fitoj 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Brahimaj ka treguar se AAK-ja nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa sa i përket partive të tjera siç tha ai “nuk kanë vija të kuqe”.
Gjenerali i UÇK-së gjatë kësaj interviste ka rrëfyer edhe një storie të jashtëzakonshme gjatë vitit 1996 me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Luan Haradinajn.
Brahimaj ka folur me plot emocione për nanën Azë e cila gjatë kohës së luftës iu ka shërbyer ushtarëve të UÇK-së të cilët ishin të strehuar në kullën e tyre.
Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë me Lahi Brahimajn: