Rrëfimi i fëmijës që punon rrugëve të Prishtinës për të ushqyer familjen (Video)
Është vetëm 11 vjeç, por ai mban familjen, kurse prindërit e tij qëndrojnë në shtëpi.
Ditën kur bashkëmoshatarët e tij shkuan për herë të parë në shkollë dhe formuan rendin e u njoftuan me mësuesën, ai ishte pikërisht në këtë vend, ku ndodhet edhe sot.
Ndërkohë, kur shkolla për të nuk është prioritet, prindërit i qëndrojnë në shtëpi.
E, ky është vetëm një nga fëmijët e shfrytëzuar në Kosovë. Fëmijët në Kosovë, ka raste edhe kur trafikohen.
Sipas sociologut, Ferdi Kamberi, pas këtyre fëmijëve në të shumtën e rasteve fshihet dikush.
Madje, sipas tij, këta fëmijë në të ardhmen do të kenë pasojë të mëdha.
Kujtojmë se sot është dita botërore e fëmijëve të pafajshëm viktima të agresionit, e cila ka për qëllim të njihet dhimbja e të gjithë fëmijëve në botë, që janë viktima të abuzimit fizik, mendor apo emocional.
Për më shumë detaje ndiqeni kronikën: