Rrëfimi i bashkëluftëtarit të Ademit e Hamzës për rrethimin e familjes Jashari (video)

05 mars 2023 | 12:42

Ragip Jashari, që luftoi krah Ademit e Hamzës, në vitin 2021 pati rrëfyer ekskluzivisht për Klan Kosovën, momentin e parë kur filloi rrethimi i familjes Jashari.

Ai kujtonte orët e para të 5 marsit, kur bashkë me Hamzën po e shijonte kafen e mëngjesit, kur kuptuan që serbët kanë filluar të vijnë drejt tyre.

Ish-ushtari  i mbante mend mirë edhe fjalët e komandantit legjendar kur nisi lufta në Prekaz, përcjell Klankosova.tv.

Sipas tij, komandanti u kishte thënë familjarëve e ushtarëve të tij se kishte ardhur koha për t’i treguar Serbisë si luftohet për atdhe.

Por, krahas plumbave që shkrepnin në të gjitha anët, të kullat e Jasharëve jehonte edhe kënga.

“Shqipërinë  dua se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”, ishte kënga që u jepte kurajo për luftë ushtarëve të komandanti legjendar, Adem Jashari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës ka realizuar pullë postare për 25-vjetorin e…