Rrëfimi i Bujar Dugollit për protestën studentore të vitit 1997 (Video)

01 tetor 2018 | 20:37

Lideri i protestave studentore të vitit 1997, Bujar Dugolli rrëfen ndodhitë e asaj kohe, duke e cilësuar këtë lëvizje si kthesë të madhe në historinë e shtetit të Kosovës.

Në krye të 27 mijë studentëve, të cilët protestonin kundër regjimit të Milosheviqit, që kishte mbyllur çdo institucion arsimor ku mësohej shqip, Bujar Dugolli, ishte prijës i protestës studentore që bëri kthesë në historinë e shtetit të Kosovës.

Ngjarjet e tetorit të vitit 1997 ende i ka të freskëta.

“Ne në atë kohë si brez studentor marrim iniciativë për të organizuar protesta, të cilat do të trokisnin në ndërgjegjen e spektrit politik në Kosovë dhe faktorin ndërkombëtar, e cila nuk bënte asgjë për ta ndihmuar popullin e Kosovës në rrugën e tij për liri dhe pavarësi”, rrëfen për “RTV Dukagjinin”, Bujar Dugolli.

Pas 21 vitesh ai tregon ndodhitë e lëvizjes paqësore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, protestë kjo e cila i parapriu daljes në skenë të UÇK-së.

“Me të drejtë ajo ditë shënohet si një pikë kthese, sepse pas asaj dite, e cila ishte e rëndë për ne si organizatorë, gjërat rrodhën me një dinamikë të përshpejtuar dhe çështja e Kosovës u vu në tavolinat e diskutimit”, tha Dogolli.

Dugolli flet për vështirësitë që kishte në atë kohë për organizmin e lëvizjeve të tilla studentore, nën okupimin serb.

“Politika e Mollosheviqit me barbarinë e vet, kishte ngulitur një frikë te popullsia në Kosovë, që kushdo që do të ngritet kundër tyre do të pësonte shumë keq. Dhe për të thyer këtë frikë është dashur një organizim i madh dhe një guxim shumë i madh”, tha lideri i protestës studentore të 1997-ës.

Sipas Dugollit revolucioni studentor, jehoi brenda Kosovës dhe tejkaloi kufijtë e vendit deri në arenën ndërkombëtare, duke zgjuar reagimin e faktorit ndërkombëtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telefonat e vjetër mobilë shpesh përfundojnë në bërllok sapo të…