Rrëfimi i hackersa-ve shqiptarë në “Unpublished”: Ja si i thyejmë sistemet e sigurisë online
Dokumentari Unpublished investigon fenomenin e hackerimit në Shqipëri. Sa të sigurt jemi online, në rrjete sociale, email-e dhe llogari bankare?
Sjellim në këtë puntatë rrëfimin e dy hackersa-ve, përmes metodave që ata përdorin për të thyer sistemet e sigurisë së individëve, passwordet, transaksionet dhe blerjet online.
Qëllimi i hackersa-ve sot është përdorimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve të infektuara. Shpesh herë hacker-sat paraqiten sikur të ishin njëri nga kontaktet e tua dhe kjo iu rrit atyre shanset, që ju ta hapni email-in me virus.
Email-et janë një nga metodat më të përdorura nga hackersat për të na vjedhur informacionin e deri edhe të ardhurat. Por se si vepron një hacker në vjedhjen e një adrese emaili na e tregon një hacker më poshtë.
“Ne të gjithë kemi internet në shtëpi. Përmes opsionit Wireless Attach ne i marrim të dhënat nga pajisja e internetit që kemi në shtëpi. Ne regjistrojmë të gjithë të dhënat e asaj. Më pas ky aplikacion ka disa rregullatorë me një sërë fjalësh botërore duke u përfshirë edhe gjuha shqipe, të cilat bëjnë kalkulimin e fjalëve dhe nxjerrin pasworde. Hackerimi dhe koha për ta bërë varet nga forma e paswordit. Koha fillon nga 1 minutë në një orë, deri në një javë. Në varësi të gjatësisë së paswordit dhe kombinimit të karaktereve. Ndërsa në kompanitë e mëdha shkon edhe 1-2 muaj” -rrëfen personazhi ynë hackers.
Sipas të dhënave 92.4 % e tyre dërgohen nëpërmjet emailit. Gjithashtu në çdo 131 emaile të dërguar, njëri prej tyre është i infektuar me malëare. Ekspertët parashikojnë që krijimi i e-maile-ve të infektuar do të rritet me 26 % nga viti në vit.
“Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është që njerëzit duhet të tregohen të vëmendshëm. Nëse ti nuk ke komunikim me atë person, nëse ti nuk e njeh, atëherë mos kliko në atë linkun që vjen në e-mail. E dyta është përdorimi i sistemeve të përditësuara dhe e treta mbajtja e një antivirusi gjithashtu të përditësuar, me qëllim shmangien e 95 deri në 99 % të viruseve”,-tregojnë ekspertët.
Ekspertët rekomandojnë që të mos vendosen pasworde të njëjta në të gjitha platformat apo llogaritë që përdorim.
“Në shumicën e rasteve ne tentojmë të vëmë pasworde që i kemi lehtësisht të kujtueshme për veten. Në të gjitha platformat e ndryshme përdorim të njëjtin pasword sepse e kemi më kollaj. Automatikisht bëhemi vulnerabël gjithnjë e më shumë. Paswordi ideal është ai që ndryshohet shpesh”,- tregon eksperti Ergest Nako për Unpublished.
Disa vite më parë qëllimi i hackersa-ve ishte grabitja e informacioneve personale siç janë adresat e email-it, paswordet, numri i telefonit, kartat e kreditit etj. Ndërsa sot qëllimi nuk është vetëm vjedhja e këtyre informacioneve, por përdorimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve të infektuara.
Ndiqni emisionin e plotë: