Rrëfimi i nënës së Donjeta Pajazitit për vrasjen e vajzës së saj
Nëna e Donjeta Pajazitit, Lumnije Pajaziti është rrëfyer në një intervistë, rreth vrasjes së vajzës së që ka qenë viktimë e dhunës në familje.
Lumnije Pajaziti ka thënë se vajzën e saj e kishin gjetur të vrarë në bjeshkët e Strellcit. “Donjeta nuk është lajmërua në punë hiç edhe e kemi thirr në telefon e ka cingrat telefoni, por nuk është përgjigj, 3 here i ka bërë telefoni , dikur është ndërpre telefoni i saj, atëherë u merakosem se çfarë ka ndodhë më të, pastaj e ka marrë burri një makinë ka shkuar në vend të punës në “Liridon” ka punuar, ka shkuar ka pyetur, kanë treguar se Donjeta nuk është ardhur, pastaj menjëherë e kemi lajmëruar në polici. Mas 6 jave është gjetur e vrarë në bjeshkën e Strellcit”, ka rrëfyer Lumnije Strellci për “InDoks”.
Ndërkaq, Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK) ka folur për numrin e madh të rasteve të dhunës në familje ku viktimë shumicën e rasteve është gruaja.
Berisha ka thënë se zakonisht kryesit e veprës ose ikin ose lihen të lirë. “Ndoshta një mesazh ka qene edhe mos reagimi i duhur i institucioneve që ju ka jap vrasësve që ata të vazhdojnë dhe të ushtrojnë dhunën e tyre dhe të realizojnë vrasjes të cilat i kane planifikuar sepse fatëkqesisht shumicën e rasteve kur gratë e kanë humbur jetën vrasësit ose kanë ikur nga vendi ose sot janë të lire ose kanë marrë një dënim minimal dhe gjitha këto ne besojmë japin një mesazh tek popullata që dhuna ndaj grave tolerohet dhe falet nga shteti ynë dhe shtetet shqiptare”, ka thënë Berisha.