Rrëfimi i Ramadan Nishorit për përjetimet e dhunimit seksual, Çitaku: Sot dëshmove forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm

14 prill 2025 | 13:18

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka vlerësuar guximin e Ramadan Nishorit, burri i parë që bëri publik rrëfimin e tij si i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“I nderuari Ramadan, sot dëshmove forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm. Nuk do ta harroj kurrë takimin tonë të parë, fjalët e tua dhe dëshminë tënde rrëqethëse. Sot, si atëherë, u gjende madhështor përballë së vërtetës, përballë dhembjes dhe përballë kujtimeve që kërkojnë zemër të madhe. E dije se rrëfimi yt është më shumë se një tregim, është dëshmi, është thirrje për drejtësi. Dhe për këtë, kurrë nuk do të jesh vetëm. Sot e përherë, do të më kesh në krah, mua dhe shumë miq e dashamirë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka dhënë një…