Rrëfimi i shqiptarit në Itali: ‘Kam djalin e infektuar, karantinimi funksionon!’

16 mars 2020 | 19:10

Italia vijon të mbajë rekord për numrin më të madh të të prekurëve nga koronavirusi në Europë, ndërkohë që në vendin tonë numri i të infektuarëve ka shkuar në 51.

Gjatë një lidhjeje live për “ABC News”, një shqiptar që jeton në Itali dha mesazhin e tij në lidhje gjithë çfarë ka ndodhur deri më tani atje. Shqiptari i quajtur Luan Sulejmani, tha se jeton në të njëjtin pallat me pacienten e parë të infektuar dhe gjithashtu se vetë djali i tij ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.

“Jetoj në të njëjtin kat me pacientin numër 1 me koronavirus. Në familje jemi katër persona. Besoj se mund të jemi edhe vet të infektuar. Testin nuk e kemi bërë sepse bëhet vetëm në momentin që ke shenja. Doktori na tha që djali e ka virusin dhe logjikisht dikush nga ne ia ka transmetuar.

Djalit ia kemi bërë testin dhe ka dalë pozitiv, në fillim kishte temperaturë të lartë, 39.5 grad celsius dhe nuk po ulej, në këtë rast njoftova ambulacën dhe pas një tamponi doli pozitiv me koronavirus. Fatmirësisht është mirë. Ka mbi 8 dit që i kemi bërë testin djalit. Djalin e kam në shtëpi, ka tre ditë dhe temperatura është ulur. Testi fëmijës do t’i bëhet sërish pas 20 ditësh, sipas mjekëve, për të parë nëse është negativ apo pozitiv”, -tha Sulejmani.

I pyetur se si ka ndikuar e gjithë kjo situatë në jetën e tij dhe gjithë qytetarëve të tjerë, ai u përgjigj:

“Në momentin e parë që e morëm vesh se ndodheshim në të njëjti pallatin me pacientin e parë, jeta jonë ndryshoi komplet, është një përjetim që nuk ka fjalë të shprehet. Nga shtëpia dal vetëm për arsye familjare. Ka 25 ditë që jemi në vetëkarantinim. Momentalisht është gjithçka e ndërprerë. Ne kemi bërë karantinën të parët dhe kjo ka funksionuar. Momentalisht ka zero pacient.”

Në fund të rrëfimit, shqiptari në Itali i bëri thirrje të gjithëve të marrin shembull nga përjetimi i Italisë dhe të besojnë tek karantinimi. Sipas tij, kjo metodë në Itali funksionoi prandaj është shumë e rëndësishme të ndërgjegjësohesh në kohë. Nga ana tjetër, kreu i OBSH-së iu bëri thirrje të gjithë shteteve të testojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur,pasi vetëm kështu mund t’i vihen prangat koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egjipti do të pezullojë të gjitha fluturimet në aeroportet egjiptiane…