Rrëfimi i të përdhunuarës gjatë luftës në Kosovë: Jam nënë e katër fëmijëve edhe burrin ma kanë vrarë

13 shkurt 2021 | 20:05

Këtë javë e ftuar në emisionin n’Kosovë Show ishte një viktimë e luftës së Kosovës.

E mbijetuara e dhunës seksuale ka rrëfyer momentet më të tmerrshme të jetës.

Thotë se ajo ishte së bashku me tre gra të tjera derisa u përdhunuan nga pesë paramilitarë serbë.

“Na morën rob, na zhvishen me dhunë dhe bën gjithçka të zezë në trupin tonë”, shpjegon ajo, duke treguar se në trupin e saj ende janë shenjat nga dhunimi i asaj dite.


Në Kosovë besohet se rreth 20 mijë persona ishin përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999.

https://youtu.be/v5UNUIx-hDk

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti serb nuk e ndali për asnjë moment vaksinimin për…