Rrëfimi i vetëm i nënës së Ibrahim Rugovës, tregon se si iu arrestua djali nga serbët më 1989
Në 17-vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova janë publikuar pamje ekskluzive të presidentit si dhe rrëfimi ekskluziv i nënës së tij, Sofë Rugova e edhe fjalimi i familjarit të ngushtë të tij, Rrustem Rugova.
Në rrëfimin e vetëm të dokumentuar të Nënës Sofë, i cili u xhirua nga Adnan Merovci më 1993, ajo dëgjohet teksa rrëfehet për dashurinë e Rugovës për libra, si dhe arrestimin e tij nga policët serbë.
Në këto pjesë të papublikuara më parë të rrëfimit të saj, ajo shpjegon në detaje momentin e arrestimit të djalit të saj, Ibrahim Rugovës nga dy policë serbë.
Këto detaje të cilat ajo i shpalos në këtë rrëfim të rrallë për Ibrahim Rugovën, mund t’i dëgjoni në videon më poshtë:
Emisioni i plotë kushtuar presidentit historik, Ibrahim Rugova: