Rrëfimi i vullnetares Monbiot për refugjatët e Kosovës: 210 mijë njerëz kaluan kufirin brenda 10 ditësh, ishin të traumatizuar
Eleanor Monbiot, e cila punoi si vullnetare në Shqipërinë e viteve 90-të, ka rrëfyer kohën kur refugjatë nga Kosova ia mësynë Shqipërisë. Vullnetarja tha se në vitin 1999 brenda 10 ditësh, 210 mijë njerëz kaluan kufirin. Ajo tha se refugjatët që hynë në Shqipëri ishin të traumatizuar dhe të gjithëve duhej t’u ofronin strehim, ushqim, ndihmë për shëndetin mendor etj.
Vullnetarja Monbiot dha intervistë për gazetarin shqiptar Blendi Fevziu.
Më poshtë rrëfimi i saj:
Fevziu: Ju ishin një prej njëmbëdhjetë të huajve që punuan nga fillimi me krizën e Kosovës. Si e mbani mend krizën e Kosovës?
Monbiot: Ka qenë shumë e ngarkuar. 210 mijë njerëz kaluan kufirin brenda vetëm 10 ditëve. E pabesueshme, këtyre njerëzve u duhej t’i ofronim ushqim, ujë, strehim, kushte sanitare, shpresë, bështetje mendore për disa njerëz të traumatizuar dhe të frikësuar. Kishte shumë pak gjumë, këtë e mbaj mend.
Fevziu: Si e menaxhuat gjithë këtë?
Monbiot: E menaxhonim përmes përvojës dhe duke bërë shumë zhurmë duke i thënë komunitetit ndërkombëtar: Duhet të jeni këtu, duhet t’i ndihmoni këta njerëz menjëherë.
Fevziu: Si reagoi komuniteti ndërkombëtar?
Monbiot: Erdhën më në fund dhe kur gjërat filluan të lëvizin atëherë ecën shumë shpejtë. Për shkak se Shqipëria ishte shumë e asesueshme ndaj Evropës, kishte anije që mbërritën me ndihma e ja dolëm më së miri.
VIDEO KËTU