Rrëfimi prekës i djalit të dëshmorit Nimon Musaj që ra në luftime përkrah Shkëlzen Haradinajt
16 gusht 2022
| 00:19
Në emisionin DPT te Fidani në T7 është i ftuar djali i dëshmorit të kombit Nimon Musaj. Asim Musaj ka treguar rrëfime prekëse se si e kujton babin dhe krenarinë që ndjen ai për të.
Asim Musaj tregon edhe se si babi i tij ra në luftime të ashpra kundër forcave të regjimit serb në Kosovë që kryen krime barbare ndaj popullsisë shqiptare.
Nimon Musaj ka qenë pjesë e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”.
Ai ka rënë dëshmor më 24 maj 1999 në bjeshkët e Belegut krahas 15 luftëtarëve tjerë, përfshirë Shkëlzen Haradinajn, të cilët mbrojtën këtë bjeshkë nga një sulm i madh i serbëve.