Rrëfimi prekës i Nait Hasanit për masakrën e Dubravës (Video)

21 maj 2018 | 21:59

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka dhënë një rrëfim prekës për Masakrën e Dubravës në vitin 1999 .

“Tash është vonë dhe të kthemi në kohë është një ndjenjë e keqe dhe cdo herë që vinë këto përvjetore është ndjenjë që na shtyjmë të mendojmë për një ngjarje që ka ndodhur. Ishim shumë  të burgosur aty dhe të ardhur nga të gjitha anët”, ka thënë Hasani.

Ai po ashtu ka treguar edhe rrugën që e ka përjetuar për në këtë burg.

“Unë edhe shokët e mi së pari kemi qenë në një burg të Mitrovicës, së bashku me ne ka qenë edhe Ukshin Hoti, pastaj na kanë dërgu në Nish për 3 ditë deri me 29 prill, pastaj na kanë dërgu dorëlidhur në burgun e Dubravës, ne nuk kemi ditur se as ku po na qojnë, as cfarë bëhet me ne, kemi qenë të lidhur me zingjir, dhe me kokë ulur, i cili ishte një rregull i burgut. Të vetmin gjë që e kemi parë ka qenë Orllat, kur kanë hyrë në autobus disa ushtarë të cilët kanë kërkuar të dijnë ku po na dërgojnë dhe kush jemi ne. Gardianët kanë qenë të armatosur dhe i ka thënë atyre se kanë urdhur nga Milloshi që të na dërgojnë në burgun e Dubravës”, është shprehur deputeti Hasani në “T7”.

Ai ka thënë se dhuna bëhej gjithnjë e më agresive në prag të bombardimeve të NATO-s.

“Duke ardhur të burgosurit duke u rritur dhuna, ata përdornin dhunë edhe ndaj nesh, ndaj Ukshinit ndaj të gjithëve, por ishte e përballushme sepse kishim motivin që Kosova po çlirohej”, ka thënë Hasani.

Ai po ashtu ka treguar se Ukshin Hoti është liruar nga burgu në kohën e bombardimeve dhe se ai kishte dalur i gjallë nga burgu.

“Me Ukshin Hotin kam ndejtur nga 4 marsi deri kur është lëshuar nga burgu, kur kanë filluar bombardimiet Ukshini u lirua, ka ardhur gardiani i ka thënë merri teshat sepse po të lëshojnë nga burgu. Ukshini kishte shqetësimi se kush vjen me marr në këto rrethana. Është nis ai me dyshime se ku mund të dalë”, ka thënë Hasani.

https://www.facebook.com/nait.hasani.1/videos/2023784861028944/   

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 1697, parlamenti britanik kishte caktuar 1.2 milionë sterlina…