Rregull i ri për shoferët në Gjermani
Nga janari 2022, shoferët në Gjermani do të duhet të kenë dy maska mbrojtëse në veturë, kamion ose autobusin e tyre si pjesë e pajisjeve të detyrueshme, siç është çanta e ndihmës së parë. Ky rregull do të zbatohet edhe pas përfundimit të pandemisë.
Ky rregull është diskutuar në Gjermani me muaj të tërë dhe ndonëse shumë menduan se ishte një ekzagjerim, duket se nuk mendojnë njësoj në ministrinë përkatëse, shkruan Fenix-magazine.
Ministria gjermane e Transportit njoftoi se dekreti do të përfshihet në ndryshimin e ardhshëm të qarkullimit rrugor.
Sipas Ministrisë Federale të Transporteve, u vendos që qytetarët të ndjekin këshillat e ekspertëve të cilët besojnë se në kutinë e ndihmës së parë të automjetit duhet të ketë dy maska për fytyrë. Prandaj, fleta standarde DIN 13164 që rregullon përmbajtjen e kompleteve të ndihmës së parë është ndryshuar.
“Maskat janë të destinuara për mbrojtje shtesë, veçanërisht për masat e ndihmës së parë ku si ndihmës i afroheni personave të tjerë”, thuhet në Ministrinë e Transporteve.