Rregullimi i statusit të stafit administrativ të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, një nga prioritetet e MD-së

20 gusht 2021 | 13:34

Duke qenë si i tillë si dhe në pajtim me programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, është emëruar Grupi Punues për hartimin dhe finalizimin e koncept dokumentit për nëpunësit civil të gjykatave dhe prokurorive.

“Grupi Punues, duke qenë gjithëpërfshirës, mbi bazën e analizave të gjendjes ekzistuese, si dhe aspekteve krahasuese do të ofrojë opsione me qëllim që statusi i stafit të avancohet, bazuar në specifikat që ka sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Kjo ministri ka theksuar se mbetet thellësisht e përkushtuar për adresimin e sfidave jo të pakta që ka sistemi ynë gjyqësor dhe prokurorial.

“Roli dhe rëndësia e stafit administrativ në këtë drejtim është tejet i rëndësishëm. Përfundimi i këtij procesi i hapë rrugë që sipas opsionit të rekomanduar, Ministria e Drejtësisë në koordinim me institucionet përkatëse, partnerët ndërkombëtar si dhe përfaqësuesit nga shoqëria civile të hartojë ligjin për stafin gjyqësor dhe atë prokurorial, si kërkesë e vazhdueshme e sindikatës por edhe e stafit”, është theksuar në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma arriti një fitore të vështirë në Conference League…