Rregullohen trotuaret në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj
06 prill 2021
| 15:12
Trotuaret në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj përgjatë gjithë vijës rrugore do të jenë vetëm në shërbim të këmbësorëve dhe jo siç ishin, parkingje e tollovi prej veturave.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se pamjet e tilla të shëmtuara do t’i takojnë të kaluarës. Ai ka thënë se si kryetar komune do të angazhohet për t’u siguruar mirëqenie më të mirë qytetarëve të Ferizajt.