Rregullohen varrezat e veteranëve të UÇK-së në Kaçanik
13 tetor 2019
| 14:11
Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se kanë rregulluar varrezat e veteranëve të UÇK-së në këtë komunë.
Sipas një njoftimi të kësaj komune, projekti për rregullimin e këtyre varrezave është financuar nga buxheti komunal.
“Në kuadër të projektit ‘Rregullimi i Varrezave të Dëshmorëve’ është duke u bërë rregullimi i varrezave të veteranëve të UÇK-së, në kompleksin memorial. Projekti është duke u financuar nga buxheti komunal”, është thënë në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.