Rregullohet dëmtimi i gypit në rrugën e Dardanisë në Fushë-Kosovë

22 mars 2020 | 12:09

“Në afatin e paraparë u sanua dëmtimi i gypit në rrugën e Dardanisë në komunën e Fushë Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Sipas kësaj kompanie, furnizimi me ujë të pijshëm iu rikthye banorëve të zonës.

“Falënderime të panumërta për ekipet teknike të ujësjellësit të cilët janë në shërbim të qytetarëve 24 h pa ndërprerë. Punëtorët i vizitoi edhe kryesuesi i bordit të drejtorëve Betim Berisha dhe UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi, duke i ofruar mbështetje për punën që po e bëjnë”, është theksuar në njoftimin për media të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë ndërkombëtarë, Rihanna, ka dhuruar plotë pesë milionë…