Rregullohet ndriçimi edhe në tri fshatra të Malishevës

14 korrik 2019 | 15:20

Komuna e Malishevës është duke e realizuar një prej projekteve më të kërkuara nga ana e banorëve, atë të rregullimit të ndriçimit publik nëpër vendbanimet e saj.

Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit edhe në tri fshatra në Bubavec, Mleqan dhe në pjesën më të madhe të Turjakës. Rregullimin e ndriçimit në këto fshatra e kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë ndarë të kënaqur me realizimin e deritanishëm të këtij projekti.

Po ashtu, Berisha e Kastrati janë takuar edhe banorët të cilët gjatë inspektimit ishin duke ecur rrugëve tashmë të ndriçuara.“Realizimi i projektit është duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë dhe janë duke u zbatuar kriteret e projektit. Po ashtu edhe banorët e këtyre vendbanimeve, janë të kënaqur me rregullimin e ndriçimit, pasi kjo u mundëson lëvizje të lirë por mbi të gjitha edhe u krijon siguri”, ka thënë nënkryetari Berisha gjatë vizitës në Turjakë dhe Bubavec.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit në kuadër të angazhimeve të përditshme për…