Rregullohet ndriçimi publik në rrugën Bubavec-Kijevë
01 nëntor 2020
| 14:08
Ka përfunduar rregullimi i ndriçimit publik në rrugën “Imer Krasniqi”, përkatësisht në segmentin e rrugës që lidhë fshatrat Bubavec dhe Kijevë.
Në lëshimin në funksion të dritave në këtë rrugë ishin të pranishëm drejtori komunal për Urbanizëm, Ahmet Morina dhe anëtarët e KK të Malishevës, Sylë Dukolli dhe Kajtaz Gashi.
Drejtori Morina i ka uruar banorët e dy fshatrave, duke thënë se “kjo rrugë ka rëndësi të madhe, e ndriçimi do të krijoj siguri të madhe për banorët, e në veçanti për nxënësit e kësaj pjese”.
Rregullimi i ndriçimit në këtë rrugë, është pjesë e projektit komunal për rregullimin e ndriçimit në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës dhe mundësohet nga buxheti i komunës.