
Rregullohet një pjesë e rrugës “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet
23 prill 2018
| 14:15
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i një pjesë të rrugës “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet.
Me këtë rast, kjo komunë ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë punimeve.
“Në afat rekord për pesë ditë pune ka përfunduar rregullimi i njërit kah të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’, pjesa nga Rrethi i Flamurit deri tek rrethi i spitalit. Tani rruga është e gatshme për qarkullim. Tani do të nisin punimet në kahun tjetër. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin e treguar, që po i shfrytëzojnë edhe rrugët alternative, duke i evituar kolonat e mundshme në atë pjesë të kryeqytetit”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.