Rregullohet parkingu i qytetit të Drenasit
18 korrik 2018
| 11:02
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka përfunduar implementimin e projektit të rregullimit të parkingut afër Qendrës Tregtare në këtë komunë.
Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka deklaruar se projekti ka përfunduar sipas planit dinamik të planifikuar dhe do t’u shërbej të gjithë qytetarëve të komunës sonë.
Përndryshe ky projekt ishte paraparë si prioritet në listën e projekteve kapitale për vitin 2018.
/Epoka e re/