Rregullohet rrethrrotullimi në Duhël të Suharekës
19 nëntor 2018
| 12:10
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në përurimin e rrethrrotullimit në Duhël të kësaj komune.
Ai ka thënë se ky rrethrrotullim është bërë për sigurinë e qytetarëve. “Ka përfunduar rrethrrotullimi në Duhël, i cili tashmë ka vetëm detaje të sinjalizimit të cilat do të rregullohen. Kjo po bëhet për sigurinë e qytetarëve në komunikacion nga ajo zonë. Shumë shpejtë do të kemi ide të reja dhe projekte të cilat do t’i realizojmë. Qytetarët janë adresa ku do t’i përgjigjemi 24 orë, përmes rrugëve institucionale dhe vullnetit tonë për punë, e cila kthehet në mirëqenie për ta”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/