Rregullohet trotuari në rrugën ‘George Bush’
23 nëntor 2018
| 15:08
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se ka eliminuar gropat në disa rrugë të kryeqytetit. Kjo komunë ka theksuar se me investime të tilla është duke u synuar përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Prishtinë.
“Janë eliminuar gropat në rrugën ‘Qëndresa’ në Mat, si dhe është rregulluar trotuari në rrugën ‘George Bush’. Me intervenime të tilla të vogla, po synojmë që ta përmirësojmë infrastrukturën rrugore”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/