
Rregullohet ‘Vala’, konsumatorët mund të komunikojnë pa pengesa
26 korrik 2019
| 11:34
Telekomi i Kosovës ka bërë me dije se problemet teknike në sistemin operativ të “VALA”-s janë eliminuar.
“Sistemi operativ është plotësisht funksional dhe të gjithë konsumatorët tanë mund të komunikojnë pa pengesa. Telekomi i Kosovës ju kërkon falje dhe mirëkuptim si dhe ju falënderon për durimin tuaj!”, është thënë në njoftimin e Telekomit të Kosovës.
/Epoka e re/