Rrëmbehen rreth 150 studentë në Nigeri
Një bandë e armatosur ka rrëmbyer studentë në shkollën “Salihu Tanko” në Nigerinë veri-qendrore.
Gjatë sulmit një person është qëlluar për vdekje dhe një person tjetër është plagosur rëndë pasi banda ka shtënë pa dallim, shkruan “The Guardian”.
Pronari i shkollës, Abubakar Tegina, i ka thënë “Reuters”-it se ai ishte dëshmitar i sulmit, duke bërë me dije se janë rrëmbyer rreth 150 studentë.
“Unë personalisht pashë midis 20 dhe 25 motorë me njerëz të armatosur rëndë. Ata hynë në shkollë dhe u larguan me rreth 150 ose më shumë studentë”, ka thënë Tegina, i cili jeton rreth 150 metra larg shkollës.
11 nga fëmijët e marrë janë lënë të lirë nga personat e armatosur sepse ishin “shumë të vegjël dhe nuk mund të ecnin” ndërsa janë rrëmbyer edhe një grup udhëtarësh në autobus kanë deklaruar nga zyra e guvernatorit të shtetit.
Grupet e armatosura janë fajësuar për një seri sulmesh në shkolla dhe universitete në Nigerinë veriore muajt e fundit, pasi që nga dhjetori kanë rrëmbyer më shumë se 700 studentë për shpërblim.
Sulmi i së dielës në Nigeri ndodhi një ditë pas lirimit të 14 studentëve të rrëmbyer muajin e kaluar nga një universitet në vendin fqinj Kaduna.