Rrëmbehet miliarderi më i ri
Një 43-vjeçar, i cili konsiderohet si miliarderi më i ri në moshë në Afrikë, është rrëmbyer nga persona të armatosur e të maskuar në Dar es Salaam, qytetin kryesor të Tanzanisë.
Sipas asaj që shkruan “BBC”, Mohammed Dewji u rrëmbye jashtë një palestre ku po shkonte si çdo mëngjes.
Tre persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje dhe sipas policisë dy prej pengmarrësve besohet se janë shtetas të huaj. Motivet e rrëmbimit të Dewji nuk dihen ende.
Revista “Forbes” e përllogarit pasurinë e tij në 1.5 miliardë dollarë dhe e ka përshkruar 43-vjeçarin si miliarderin e vetëm në Tanzani.
Në një raport të 2017-s thuhej se Dewji ishte miliarderi më i ri në moshë në Afrikë.
Në 2016-n, sipas Forbes ai premtoi se do ta jepte gjysmën e pasurisë së tij për çështje filantropike.
Dewji, i njohur gjithashtu si Mo, njihet si njeriu që e shndërroi biznesin e vogël të familjes të shitjeve me shumicë e pakicë, në një konglomerat.
Kompania e tij, METL, merret me prodhim të tekstileve, bluarjen e miellit, prodhimin e pijeve, si dhe varja ushqimore në të paktën 6 shtete afrikane. /tvklan.al/