Rrëmbehet në Gjilan një i mitur për shkak të borxhit
21 korrik 2024
| 09:37
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua shqiptare nga Presheva ka raportuar në stacionin e tyre në Gjilan se është rrëmbyer vëllai i saj i mitur nga një shtetas kosovar.
Sipas njoftimit, ankuesja ka raportuar se rrëmbimi ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi.
“Ankuesja femër shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në stacionin policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.