Rrëmbehet një e mitur në Fushë-Kosovë
11 korrik 2022
| 11:42
Një e mitur është rrëmbyer nga tre persona të panjohur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë, viktima ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj, kur të dyshuarit e kishin futur në një veture më ngjyrë të zezë me targa vendore, por më pas kishte arritur të largohej nga vetura.
Të miturës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin.