Rrëmbehet një vajzë në Fushë-Kosovë
11 korrik 2022
| 09:02
Një vajzë e mitur është rrëmbyer të shtunën në Fushë-Kosovë. Rastin e ka paraqitur ajo në polici, pasi ka arritur të ikë nga vetura.
Ajo ka rrëfyer se teksa ishte duke u kthyer në shtëpi ishte rrëmbyer nga tre persona të panjohur.
“Më kanë futur në një veturë të zezë”, ka treguar viktima.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar, raporton policia në raportin 24-orësh.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raport.