Rrëmbeu gjithë vëmendjen në Met Gala 2022, Kim Kardashian ka dëmtuar fustanin ikonë të Marilyn Monroe?
Në Met Gala 2022, Kim Kardashian rrëmbeu gjithë vëmendjen me veshjen që kishte zgjedhur për eventin e rëndësishëm. Femra më seksi mbante veshur fustanin ikonë “Happy Birthday Mr. President” i Marilyn Monroe.
Fustani në fjalë është bërë me porosi për Monroe në vitin 1962, por duket se ai është dëmtuar pasi e veshur Kim. Edhe pse kjo e fundit u duk se u kujdes në maksimum për të, thuhet se ajo mund ta ketë dëmtuar fustanin më të shtrenjtë në botë.
Në vitin 2016, muzeu “Ripley’s” e bleu fustanin për 4.8 milionë dollarë, ndërsa tani vlerësohet mbi 10 milionë dollarë.
Mediat e huaja shkruajnë se fustani i ekspozuar në “Ripley’s” është dëmtuar në pjesën e pasme dhe madje mungojnë kristale, disa prej të cilave kanë të mbetura të varura nga një fije e vetme.
Duke bërë krahasimin me imazhet e fustanit të ekspozuar në vitin 2016 me ato të fundit, dallimet janë mjaft të dukshme. “Ripley’s” pretendoi se “u tregua kujdes i madh për të ruajtur këtë pjesë të historisë së kulturës pop”, por fotot e reja tregojnë të kundërtën.
Ndërkohë kujtojmë se 41-vjeçarja fillimisht nuk mund të përshtatej me fustanin, gjë që bëri që “Ripley’s” t’i mohonte lejen për ta veshur atë.
Por ylli televiziv pranoi më vonë me krenari se humbi disa kilogramë për t’u përshtatur me fustanin ikonik në tapetin e kuq, gjë që ngjalli zemërim si nga publiku ashtu edhe nga ekspertët.