RRENA PA BISHT
Behxhet Sh. SHALA- BAJGORA
Për të mos besuar: Mimoza Kusari u bë yll pas bisedave me spasiqët e radoiçiqët duke hyrë në një qark vicioz, nga rrena në rrenë. Fillimisht mohoi çdo bisedë, pastaj se ka folur shqip (patriote more), se fjala brat në shqip e ka kuptimin mik e jo vëlla prandaj Radoiçiqin e paska mik e jo vëlla. Po armik, jo se jo! Rrenë pastaj se veteranët e luftës e gëzojnë respektin dhe përkrahjen e saj ndonëse pikërisht me vëlla Radoiçiqin i përjashtojnë me vota nga rroga minimale. Rrenë fort për Bekim Haxhiun duke e bindur pikërisht Simiqin e Radoiçiqin se: “sa shumë i keq është Kamishi e ju nuk e dini…”. Rrenë se kundër saj po bëhet luftë hibride. Rrenë se fjalimet nuk shkruhen nga Dejona Mihali.., dhe tjera rrena me bisht.
Dejona Mihali rrenë se është patriote dhe se nuk punon kundër shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës. Rrenë se nuk kontrollon politikanë, borde, udhëheqës, ambasadorë. Rrenë kur thotë se deputetët që e vijojnë kursin kundër analfabetizmit se kanë kaluar me sukses provimin e shkrim – leximit, se Arbërie Nagavci e ka mësuar përmendësh alfabetin e gjuhës shqipe, se Hekuran Shushunja e di tabelën e shumëzimit, se Rozeta Hajdari ka leje për të drejtuar makinën, se me miellin dhe vajin e humbur ka gatuar kifle dhe petulla që ia ka shitur komunës së Prishtinës. E tregon të vërtetën kur thotë se Durmishi dhe Xhelali kanë qenë ushtarë të shquar në luftën e fundit të Madagaskarit, si veteranë super të rrejshëm të UÇK-së. Rrenë kur thotë se Martin Berishaj e ka keqpërdorur orarin e reduktimeve për të shitur lirë rrymën dhe për ta blerë shtrenjtë. Realisht, Dejona Mihali nuk rrenë shumë për vete sa rrejnë të tjerët për të.
Presidentja e…Ukrainës: Vojsa Osmani, presidente në hije e Ukrainës në Kosovë, thuaja asgjë nuk ka bërë për Kosovën dhe shumë ka bërë për Ukrainën. Për gjenocidin në Gaza, çile guri gojën, sikur që ngjarja të ketë ndodhur në kohën e Hamilkarit dhe të të birit, Hanibalit. Më shumë se gjysmën e vitit e kalon në ekskursione politike jashtë vendit ku merr një varg me mëditje, pa asnjë rezultat të vetëm. Kur Behgjet Pacolli tha se ka biseduar me Radoiçiqin, me kërkesën e Albin Kurtit dhe Vojsa Osmanit që të sigurojë vota që kjo të bëhet presidente, Vojsa Osmani, pa u skuqur fare (sikur të ishte anemike) tha se nuk ishte e vërtetë se në kohë fushate, Pacollit mund t’i bie ndërmend gjithçka! Paturpësisht e paturpshme! Albin Kurti as që foli për Gjetin, në vend të tij u deklarua “xhakoni” i kishës ortodokse politike serbe të Universitetit të Prishtinës “Qerim Qerimi” duke gënjyer pa fije morali se: “Pacolli absolutisht nuk e thotë të vërtetën..”.
Kur pastaj Adem Hodza, deputet që ka mëshelur bira votimi në të gjitha legjislaturat dhe Fehmi Gashi, që ishte deputet i romëve thanë se kanë votuar për Vojsën presidente, pas një oferte që nuk mund të refuzohet nga Radoiçiqi si dhe kanë noterizuar të gjitha votimet e kërkuara nga Bini dhe Vojsa, nuk pati reagime institucionale, as nga anarkistët albinbythëlëpirës nga Tirana, as nga krrokamat e Parisit, as nga udbashi profesor e “analist” nga Amerika, as nga “ambasadori pedofil” nga Gjermania e as nga lahutari që i këndon pushtetit dhe llaskucërisë. Çuditërisht, nuk reaguan as narkomanët e Prizrenit.
Rrena me kripë dhe vegetë: Ministri i Forcës së Sigurisë që para disa muajve, ndonëse ende ministër, u deklarua publikisht se, që tani është i gatshëm të bëhet pjesë e listës për deputetë të VV-së, tash pasi duket shpëtoi nga hijenat e plakura nga Gjilani dhe Suhareka, me më shumë vendosmëri tha se dera e VV-së në FSK është vetëm ai, Maqedonci i Veriut. Më herët thoshte se ka shumë probleme për të siguruar ushqime për FSK-në kurse tani deklaron se ushtarët asnjë ditë nuk kanë mbetur pa ushqim…, sigurisht falë kuzhinierve të burgosur në burgje të Kosovës që gatuan për ta. Pastaj, këto ditë dukshëm është rritur puna e gjelltoreve “te Nazi”, te “Sabria”, dhe për bohemët e FSK-së, “te Martini”.
Javellinët ende në Amerikë, nuk na duhen për aq kohë sa është në funksion “linja e kuqe (nxehtë) – hot – line, Kusari – Radoiçiq ..”.
Politikanët “gjenialë”: Kryetarin e Pejës, si në kohën e cubave e zhdëpën dru në qendër të qytetit duke e bërë për spital. Të gjithë reaguan e më së shumti politikanët, kryesisht opozita. Madje, kryetari i trafikut “Rruga e Re” tha se pas vizitës që i bëri Muhaxherit në spital u bind se ai pas rrahjes dukej të jetë më i fortë dhe më i vendosur, me një fjalë i pathyeshëm. Çfarë injoranti! Sipas tij dikush vetëm pasi të dhunohet cubçe, bëhet i fortë, i vendosur dhe i pathyeshëm.
Doktorët e bëjnë tum në politikë: Një doktor i mirë, nëse hynë në politikë zakonisht bëhet politikan i keq. Madje, historia na mëson se bëhen edhe kriminelë. E kemi Dr. Mengelën e Hitlerit, dr. Karaxhiqin dhe Babiqin në Bosnje dhe Hercegovinë, Berishën në Shqipëri, Travarin në Maqedoni të Veriut, Bukoshin në Kosovë dhe një varg doktorësh. Psikiatri Isuf, më mirë të merrej me koç..t e Trampit se që, në mbrojtje lëvyrëse të Albin Kurtit, të shpallë gazetarë paranojakë dhe dezulionistë, të sëmurë mendorë. Si psikiatër, me renome por me integritet të shembur, duhet ta ketë të qartë se të tillët nuk kanë përgjegjësi penale andaj nuk mund të jenë as të përndjekur apo të përcjellur, jo nga AKI por as nga Petriti vet.
Megjithatë ka mjekë të mirë: Haxhi Avdyli, fort e lavdoi Dejonën, këtë laddy Makbeth të VV-së. Tha se e përqafon gjithmonë kur e takon, aq e dashur qenka. Nuk e di nëse Haxhiu është beqar por se është bandill, nuk kam fare dyshim. Lëreni këtë, po keni vëmendjen çka tha për Kurtin. Se qenka enciklopedi e gjallë dhe se në jetën e tij nuk paska takuar njeri më inteligjent se Kurtin. Këtë e thotë nga pozita e: “doktorit të trurit ..”. Secili që ka pasur nderin dhe kënaqësinë të përcjellë diskutimet dhe paraqitjet publike të “doktorit të trurit”, dhe nëse konsideron rrethin super intelektual në të cilin bashkëjeton doktori në fjalë, vlerësimin për Kurtin e merr si të mirëqenë dhe e thënë me një modesti të skajshme. Me këtë, doktori në fjalë duhet të emërohet kryetar i AShAK-ut, me meritë intelektuale dhe integritet profesional….të Muçivërcës.
Po e sulmojnë ministren e baushtellës, Donika Shvarc sepse i paska bërë dëm Kosovës duke i humbur 400 pasaporta. Për mua ky dëm është i papërfillshëm. Ka mundur të jetë shumë më keq, merreni me mend po t’ia kishim besuar ruajtjen e katër pulave!!!
Ministrin e shatit e të tërrnakopit (Bujqësisë), Faton Pecin e kam kushëri nga të parët, qes pushkë për të si me detyron Kanuni dhe Bajraku. Dhe gëzohem kur dëgjoj fjalë të mira për të. Pasi, me Donika Shvarcin i ndërroi, jek a jek dy pozita të larta institucionale (kush ia futë më korrektësisë së konkursit), gjeti kohë për ajrosje në natyrë. Kohë e bukur për shlodhje, sidomos kur e keni shoqërimin e duhur me të cilin ndjeheni rehat dhe mirë. Ministri i mirë Peci gjeti një shoqërues ideal për të, zgjodhi një quran i cili, së paku skuqej për dallim nga disa politikanë që nuk skuqen asnjëherë. Çka të them vetëm, rrofsh ministër!
Von Llejën, jo mirë nga veshët: Von Llejën është bose e madhe e BE-së, madre madrino e kupollës mafioze të BE-së. Vuçiqin e përqafoi ngrohtësisht, sikur Dejona Haxhinë, nuk e pyeti fare për Radoiçiqin dhe premtoi investime në Serbi prej 6 miliardë eurosh. Në Prishtinë Albin Kurti dhe Vojsa Osmani kërkuan që menjëherë (pa një minutë vonesë), t’i hjek sanksionet Kosovës që i kanë vendosur para më shumë se një viti. Këtu ishte një keqkuptim, ose Von Llejën nuk ishte mirë me dëgjim, ose përkthimi ishte si para Gjykatës Speciale në Hagë, ose nuk ua ka varë fare Albinit dhe Vojsës. Për të gjitha mund të besoj kurse për këtë të fundit kurrë, më tregoni vetëm një rast kur Albini dhe Vojsa nuk e kanë mbajtur fjalën!
Trampi si Barcelona, Kamala si Reali: Ky do të jetë rezultati i zgjedhjeve presidenciale më 5 nëntor 2024 në Amerikë. Dëgjohemi pas zgjedhjeve!
Isusi i Rio de Zhaneiros dhe kryqi i Bajqinës: Artistët e bënë statujën e Krishtit dhe e vendosën në pikën më të lartë të kryeqytetit të futbollit në botë duke e shndërtuar në atraksion turistik dhe të pelegrinazhit.
Rrugaqët, jonjerëzit dhe kovaçët e mjerë e bënë një kryq duke e vendosur në varrezat e fshatit Bajçinë, deri në atë ditë të gjithë të besimit islam. Nuk pati reagime institucionale as nga politikanët me emër të madh por me koçe super të vogla. Ndërkombëtarët nuk u dëgjuan. Për habi, as BIK-u nuk bëri mik.