‘Rrenca, hajduta’ – komentuesit e ‘gozhdojnë’ Armend Mujën pasi tha se mungojnë 300 mijë euro mall e jo 600 mijë
20 gusht 2023
| 13:36
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, të dielën në mëngjes kishte zgjedhur me një postim të gjatë në rrjete sociale, duke marrë pak rolin e gjyqtarit.
Në këtë postim, Muja ka kritikuar dosjen e prokurorisë lidhur me aferën e vajit, grurit dhe sheqerit. Tha se malli i blerë që mungon është në vlerë 300 mijë euro e jo 600 mijë.
Megjithatë, për qëndrime të tilla, Mujën e kanë gozhduar komentuesit. I kanë kërkuar që të japin përgjegjësi, e mos ta mbrojnë hajninë.
Ja disa nga komentet:
Armend Muja del me analizën e tij: Mungojnë 300 mijë euro jo 600 mijë, çka nëse vjen malli nesër?