Rrencat e pushtetit dhe brekëlëshuarit e opozitës!

10 nëntor 2023 | 14:17

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Nuk ka Asociacion, nuk ka Zajebnicë, nuk ka Serbi por ka autonomi substanciale në Kosovë dhe Metohi: Albin Kurti ia drodhi Makiavellit dhe të Urtëve të Sionit për mënyrën se si erdhi në pushtet, nuk la mënyrë pa përdorur dhe pa keqpërdorur, deri te hapja e varreve të pa-planifikuara. E bëri një fushatë në të cilën edhe Gebelsi do të dilte karikaturë. E zbatoi përpikshmërisht formulën e Çerçillit për shumë djersë dhe shumë gjak. Vet derdhi shumë djersë, fatmirësisht jo edhe gjak, ishte anemik në atë kohë, gjakun e derdhën të tjerët. Pas përfundimit të luftës në Kosovë askush nuk e ka merituar më shumë pushtetin se që e ka merituar Albini. Rreth veti mblodhi budallenj ordinerë me koeficient të lartë të inteligjecës. Pastaj i veshi me pushtet ku adresa e llogaridhënies së tyre ishte vetëm Albini, jo populli, aspak votuesit e as hipotetikisht opozita e tredhur. Nëse ju tredhin të tjerët keni arsyetim shkencor për impotencën e veprimit, opozitar apo qytetar. Nëse shkaku i pushtetit e luani rolin e të tredhurit, mos u habitni kur punën tuaj e bëjnë të tjerët, shalimin e keni të garantuar dhe të merituar. Nga shoqëria civile i integroi ata me një të kaluar serbe dhe jugosllave që edhe tani angazhohen për rikthim të mirëqenies së munguar jugosllave dhe serbe në Kosovë ndonëse janë bërë milionerë pikërisht në Kosovën e çliruar dhe të shpallur të pavarur nga “shkatërruesit e shtetit”. Albin Kurtit ia hjek kapelën për humanizëm të jashtëzakonshëm, ia siguroi bukën e gojës projugosllavit dhe proserbit të dikurshëm, ëndërrimtarit të pashuar të së kaluarës duke e zgjedhur këshilltar kryesor, së bashku me rob dhe robinja! Nuk ka si Albini. E bëri ministre për politikë të jashtme një person që ka probleme të brendshme, krejtësisht të brendshme. E bëri ministër një person që patologjikisht e urrenë luftën dhe ushtarët e UÇK-së, nga pozicioni i një udhëheqësi të paramilitarëve mercenarë që kanë një kosto më të lirë se ata që luftuan për liri. I bëri deputetë dhe ambasadorë bijtë dhe bijat e spiujve të dikurshëm dhe patriotëve të sotëm. Vetëm i ndërruan uniformat, nga JNA në UÇK. Nuk la udbash dhe udbashe pa rehatuar, dhe jo vetëm për sy dhe faqe, me bindje të plotë duke i cilësuar si ekspertë. E mbrojti integritetin terriorial dhe sovranitetin e Republikës… deri në Tanzani. Të gjithë ata që e përkrahën kur pasuli hahej kokërr – kokërr i përndoqi duke ua marrë vendin e punës, bukën, duke ua përndjekur fëmijët dhe familjen e disa edhe deri në varr. E bëri një armatë të madhe sahanlëpirësish, në shërbim të atdheut…Kurtistanit. Që nuk bëjnë asgjë përveç se i lehin çdo karvani që kalon afër tyre dhe që nuk ecin rrugës së zotit të tyre..Albin Kurtit. E shpalli veten student ngelcan të Bacë Adem Demaçit, dishepull të Ibrahim Rugovës, kushëri politik të Hasan Prishtinës dhe Robespier të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit duke e mbrehur tehun e gijotinës në Hagë që po rri mbi kokat e tyre! Opozita nuk ka përgjegjësi për bisedime dhe vendimet që dalin nga këto bisedime por opozita ka përgjegjësi nëse mësheh faktet apo propozimin që prodhojnë pasoja për Kosovën dhe qytetarët e saj. Dhe këtë e kanë bërë pikërisht pas takimit me Lajçakun. Vazhdojnë ta mbajnë gojën mbyllur për përmbajtjen e draftit. E kanë frikën në palcë të cilën po e arsyetojnë me ruajtjen e konfidencialitetit. E kritikojë propozimin, kërkojnë transparencë, me të drejtë nga KM i Kosovës ndërkaq edhe kur kanë informata nuk guxojnë ta hapin gojën. Në këtë rrafsh janë të njëjtë me Albin Kurtin madje përgjegjësia e tyre është më e madhe. Si opozitë do të duhej ta përdornin këtë çështje si mundësi të artë për ta goditur pozitën për shkak të mungesës së transparencës për shkak të territ informativ në kohën kur edhe vet po e rrisin këtë terr informativ. Është krim opozitar , qyqarllëk i pashembullt, dhunim i parimit dhe veprimit opozitar.
Po të kishte Albin Kurti vetëm pak mbetje nga e kaluara e vet opozitare, nëse asgjë nuk do e bënte atëherë, së paku do të duhej të dilte para qytetarëve dhe t’ua tregonte të vërtetën, ashtu si është, e mirë apo e keqe. E ka detyrim njerëzor, institucional, ligjor dhe moral. Detyrime kombëtare më nuk ka, askush më nuk ngarkon me këtë. Albini e ka trashëguar Zajebnicën por që tash e ka transformuar dhe avancuar në autonomi substanciale. Asociacioni i komunave serbe në Kosovë tash është vetëm pretekst teknik për një përmabjtje reale të cilën e ka pranuar dhe nuk mund ta refuzojë, autonomia substanciale. Në këtë rrafsh pajtohem me KM e Kosovës Albin Kurti se nuk ka Zajebnicë.
Përrallat, jo të Ezopit por të ambasadorit Hovenier: Drafti i Asociacionit po shndërrohet në një dokument i dalë nga një mbledhje e masonëve, është i paqasshëm për publikun apo qytetarët që konsiderohen të padenjë për ta pasur këtë dokument. Çdonjëri që ka 1 gram tru e ka të qartë se diçka që është e mirë, nuk fshihet, madje ekspozohet, ku duhet dhe ku nuk duhet. Albini po thotë se ky propozim është i mirë, siguron njohjen de facto nga Serbia. Edhe kryemashtruesi i Kuvendit thotë se aty diku, në një pikë, pas leximit sipërfaqësor e ka vërejtuer se ky propozim është plotësisht në përputhje me Kushtetutën. Dhe se ky deal siguron njohjen de facto nga Serbia. Çfarë rrenci! Opozita flet zi e terr për këtë propozim por kur e ka lexuar, u bënë albina të vegjël, as gëk e as mëk! Lëshuan brekët poshtë gjunjëve. Ramushi e përkrahu Kurtin që e pranoi marrëveshjen. Për asociacionin tha se është në përputhje me Kushtetutën. Pasi ia dha Lajçaku për fast reading, Ramushi tha se Serbia duhet të lavdërohet se ndjehet fituese pas këtij propozimi. Pasi ia zuri derën ambasadori Hovenier Ramushi u bë albinushi (Albini i vogël ) dhe opozita, nuk e tha asnjë fjalë. Për mua është shqetësuese që Ramushi, me përgatitje universitare të juristit, bën aq shumë ndryshime në qëndrime. Unë nuk marrë vesh në çështje juridike prandaj nuk ma zënë për të madhe. Ramushit kjo nuk i falet.
Ndërkombëtarët po flasin për autonomi substanciale që ua garanton statuti i Asociacionit duke thënë gjithashtu se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Prijatari për këtë është Hovenier, lojtari dhe arbitri kryesor në këtë lojë të Asociacionit, pa praninë e shikuesve. Ambasadorët tjerë janë si ata mbledhësit e topave jashtë fushës së futbollit që topat e mbledhur ia dorëzojnë lojtarit kryesor apo arbitrit, zotit Hovenier. Ju kujtohet sigurisht, lexues të nderuar se si i ndryshojnë qëndrimet ambasadorët pasi ta përfundojnë mandatin. Kështu do të ndodhë edhe me Hovenierin. Madje, përveç se thotë se Asociacioni është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, rreptë i kritikon të gjithë ata që nuk pajtohen me vlerësimin e tij duke thënë se po flasin pa e parë farë dokumentin në kohën që këtë dokument e ka bërë të padukshëm kurse opozitës ua ka mbyllur gojën, pa të drejtë të thonë as: “mirë dita – dobar dan”. Ambasadori Hovenier e ka të qartë se çdo gjë që e kaq vulën amerikane në Kosovë nuk guxon të kundërshtohet përveç ndonjë Don Kishoti budalla. E ka të qartë se edhe nëse dokumentin e Ilija Garashaninit “Naçertanija” e dërgon Hovenieri në Gjykatë Kushtetuese, jo që nuk do të kundërshtohet si një dokument antikombëtar por do të deklarohet se është një dokument ideal për bashkim kombëtar! Të poshtëruar dhe të mjerë, aspak të fyer! Me këtë Hovenier po ia siguron Albinit një profakturë për të blerë kohë. Edhe Albini e do pikërisht këtë! Derisa të dihet fati i përcaktuesit kryesor të zhvillimeve politike në Kosovë dhe Serbi, Aleksandar Vuçiqit. Të huajt nuk e kanë hallin te Albini apo opozita kosovare por te Vuçiqi. Edhe pas rastit të Manastirit të Banjskës, ndërkombëtarët po e konsiderojnë Vuçiqin si faktor stabilizues kurse Albin Kurtin si faktor destabilizues por, që të dy si të pazëvendësueshëm, Vuçiqi në Serbi, Albini në Kosovë. Albinit nuk i hoqën sanksionet kurse Vuçiqit nuk i futën sanksionet. Kjo flet mjaftueshëm për pozicionin aktual që e kanë. Vuçiqi u lirua nga Radojiçiqi dhe Vulini sikur që i detyroi serbët të pranojnë tabelat RKS dhe ky ishte sinjal i mjaftueshëm që ndërkombëtarët ta falin nga sanksionet. Po të bënte Albin Kurti ate që e ka bërë Vuçiqi, ndërkombëtarët do ia fusnin sanksione që as ujë për të pirë nuk i kishin dhënë. Hovenieri e ka të qartë sikur që duhet ta kenë edhe këta shylebylat tanë se në asnjë dokument që e ka prezantuar bashkësia ndërkombëtare nuk parashihet njohja de facto e Kosovës nga Serbia për aq kohë sa Kosova, sipas Kushtetutës së Serbisë është pjesë përbërëse e Serbisë. Merr vesh Glok bin Sherif dhe qyqet e rremit që e vajtojnë të njëjtën temë, njohja e garantuar de facto e Kosovës nga Serbia. Nëse nuk ndodhë ndonjë mrekulli ndërkohë dhe nëse nuk ringjallet magjistari Hudini, Kosova po shkonë drejt federalizimit të brendshëm dhe çështja e Kosovës nuk përfundon me këtë marrëveshje por shtyhet për së paku dhjetë vjet. Pas dhjetë viteve askush më nuk do të mirret me Kosovën sikur që tani Ukraina ka rënë në Ligën e dytë të interesimit për shkak të zhvillimeve në Gazë. Në mungesë të një dokumenti që do të na bind për ate çka e thotë ambasadori Hovenier, fjalët e tij i ngjajnë përrallave të Ezopit dhe tregimeve të Andersonit. Mirëpo, Hovenieri i shoqëruar me hovenierët pakurrizorë vendas e kanë një armë të fuqishme të mbushur me municion që nuk të mbytë menjëherë por të siguron vdekje të ngadalshme dhe në margjina duke ju shpallur si antiamerikanë. Këtë ligësi po e merr edhe LV duke bërë përpjekje ta arsyetojnë Zajebnicën dhe Albinin se tash kur po e dëgjon Hovenierin (Amerikën) po e sulmojnë se është bërë bashkëpunues me amerët dhe Amerikën. Zoti ua shtoftë gajretin dhe i faltë për ate që po e bëjnë dhe e dinë se nuk është e mirë që po e bëjnë!
Lexues të nderuar, tani, besoj shumë se e keni të qartë se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe të tjerët nuk është e rastit pse tash dhe në këtë kohë janë në Hagë!
Dy kubëza për një mozaik të paradoksit: E para: shkova me e regjistruar veturën pas mesazhit nga MINT. Pasi dorëzova dokumentacionin e nevojshëm m’i kërkuan dëshmitë e pagesës. Iu thashë se jam me leje të Xheluas dhe se na ka liruar nga pagesa. Mërrsh, izadji napolje, nisi ti ni Zoran, ni Millan, ni Dragan. U ktheva prapa në realitet, shqiptar gjithmonë i diskrimunuar si shqiptar. Veturën e regjistrova, pasi hoqa dorë nga Xhelali.
E dyta: më befasoi përqafimi dhe afërsia e përzemërt e KM Kurti me Emanuel Makron, president i Francës pa u votuar ligji që i rregullon këto çështje në Kuvendin e Kosovës. Fajtori kryesor është grupi i deputetëve kundërshtues!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madrid, Carlo Anelotti ka konfirmuar se Arda…