Rrënohen disa objekte pa leje në Qyqavicë (Foto)
11 qershor 2019
| 15:41
Komuna e Skenderajt, nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit, ka filluar të martën rrënimin e objekteve në zonën e Qyqavicës, brenda territorit të kësaj komune, për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas rrënimit të objekteve pa leje, duke thënë se ligji do të jetë mbi të gjithë.
Jashari ka thënë se askush nuk do të lejohet të ndërtojë çfarëdo objekti pa iu nënshtruar procedurave të parapara ligjore, qoftë në Qyqavicë apo edhe diku tjetër brenda territorit të komunës së Skenderajt.
“Nuk do të lejojmë degradimin e Qyqavicës për teke të askujt, pjesë e cila është interes i përgjithshëm i Komunës”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/