Rrënohet mbindërtimi pa leje në lagjen “Dardania”
22 shtator 2021
| 16:23
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është rrënuar një mbindërtim pa leje në lagjen “Dardania”.
“Javë më parë është evidentuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania. Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore dhe ta rrënojë vet pjesën e mbindërtimit. Vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionit nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti i ka vazhduar punimet në mbindërtim”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Sipas këtij njoftimi, si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin për rrënim duke e larguar konstruksionin nga pjesa e sipërme e ndërtesës. Kështu hapësira është kthyer në gjendjen e mëparshme.