Rrënohet objekti pa leje në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
13 korrik 2021
| 11:47
Inspektorët e Ndërtimit të komunës së Prishtinës, kanë rrënuar sot objektin pa leje të ndërtuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.
Ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës. Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit – lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse.
Drejtoria e Inspekcionit përsërit thirrjen: Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm!