Rrëshqet dhe gjen vdekjen, 55-vjeçarja në Pukë
13 tetor 2024
| 08:09
Të shtunën e 12 tetorit, një 55-vjeçare është gjetur e vdekur në Pukë.
Rreth orës 19:10, shtetasi N. D. njoftoi sallën operative se kishte gjetur pa shenja jete shtetasen R. D., e cila është nusja e xhaxhait të tij pasi kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta në territorin e fshatit Kabash, raporton Euronews.al.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se R. D. ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë, çka ka rezultuar deri në vdekjen e saj.