
Rrëshqet dheu, bllokohet rruga
16 mars 2018
| 11:06
Rruga për në fshatin Bajgorë të Mitrovicës ka mbetur e bllokuar për shkak të rrëshqitjes se dheut në segmentin rrugor për në Trepçë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se deri në rrethana tjera qarkullimi për në zonën e Shalës së Bajgorës bëhet përmes rrugëve alternative Bajgorë-Mazhiq-Smrekonicë.