Rrëshqitje dheu në autoudhën Vermicë-Gjurgjicë pas reshjeve të shiut
Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se pas reshjeve të shiut në drejtim të autoudhës Vermicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53-të ka pasur rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që autoudha “Ibrahim Rugova” është e qarkullueshme.
Kjo ministri ka bërë me dije se ka sinjalizuar vendin dhe ekipet janë duke punuar për ta sanuar gjendjen.
“Gjatë natës në disa regjione ka pasur reshje bore, por kompanitë e mirëmbajtjes kanë intervenuar me pastrim të borës dhe kripe sidomos ne regjionin e Pejës e Gjakovës, si dhe në viset malore. Autoudha R6 Doganaj- Hani i Elezit, autoudha A6 Konjuh-Doganaj, regjioni i Ferizajt 1 dhe Ferizajt 2, si dhe Prishtina 2 janë krejtësisht të lira për qarkullim. Ndërsa në regjionin e Gjilanit 2, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pas reshje shiu dhe në vendet me lartësi më të lartë ka mjegull. Të Gjilani 2 të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime, por që rrugët janë të kalueshme. Po ashtu është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët: Prizren – Prevallë, Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash-Brod”.
“Në regjionin Peja 1, ka reshje të borës me intensitet të lartë, po ashtu ka intervenime në largimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës”. Po ashtu është intervenuar me kripë në rrugët: Prishtinë-Mutivodë (segmenti Stallovë-Mutivodë), QMI-Carralevë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe Komoran-Carralevë ( segmenti Salë-Carralevë)”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Ministria e Infrastrukturës, ka theksuar se bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë për t’i mbikëqyrur rrugët e Kosovës dhe për të mundësuar qarkullim normal.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, MI-ja ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i kenë veturat me pajisje dimërore.