Rrëshqitje dheu pranë një ndërtese në ‘Velani’

06 prill 2025 | 15:29

Në lagjen “Velania” të Prishtinës, ka ndodhur një rrëshqitje dheu në një vendpunishte pranë një ndërtese të re.

Zëvendëskomandanti i Njësisë së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për “Klan Kosova” se ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informatës, rreth orës 12:09.

Ai ka thënë se nuk është rrezikuar asnjë banor.

“Sapo e përfunduam intervenimin 4 vetura kanë qenë të parkuara dhe ishin të rrezikuara që nga shembja e dheut të binin në vendpunishte, por i larguam. Jemi afër shtatores së “Isa Kastrati”, Brigada ka pranu lajmin në 12:09 minuta, buzë ndërtimit të ri është bërë qarja. Nuk është rrezikuar ndonjë banorë”, ka thënë Shkodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka identifikuar mesfushorin ofensiv të Bayer Leverkusen dhe…