Rrëshqitjet e dheut mbyllin për qarkullim rrugën Pejë-Kullë (Video)

06 maj 2018 | 17:45

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije së rrëshqitjet e dheut kanë mbyllur për qarkullim rrugën Pejë-Kullë.

Ai ka thënë se intervenimi i Ministrisë së Infrastrukturës përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efekt për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve

“Qytetarë të Kosovës, reshjet e dendura të shiut, dje dhe sot, kanë bërë që rruga rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, të bllokohet nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë. Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar tutje se, duke qenë se rreziku vazhdon të ekzistojë, në konsultim me inxhinierët e MI-së kanë konstatuar se rruga duhet të mbyllet për 24 orë.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sugjerojmë që të zgjidhni rrugë alternative”, ka shkruar Lekaj.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/dr.pallekaj/videos/1744487902277678/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piktori nga Kosova, Agim Bujupi, ka prezantuar veprën e tij…