Rrëshqitjet e dheut nëpër Kosovë, Lekaj tregon për gjendjen e rrugëve
Moti me shi ka shkaktuar vështirësi qarkullimi në disa qytetet të Kosovës sidomos në rajonin e Dukagjinit.
Por përkundër motit të ligë, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Ai ka thënë për lajmi.net se në Rugovë, në kilometrin e 13-të ka pasur rrëshqitje të dheut, por që pas ndërhyrjeve rruga është hapur për qarkullim.
“Në tërë Kosovën segmentet rrugore që janë në pergjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës janë të kalueshme. Në Rugovë në km.13,aty ku ka rrëshqit dheu është ndërhyrë vazhdimisht dhe nuk kanë ndalesa në qarkullim per automjete”, ka thënë Lekaj.
Ministri i Infrastrukturës ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segement rrugor, pasi mund të ketë rrëshqitje tjera të dheut.
“Ju sugjerojmë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtij segmenti rrugor për shkak të rreshqitjes së dheut të kohë pas kohshme”, ka thënë Pal Lekaj.
Ndryshe, moti me shi sipas IHK-së do të vazhdoj edhe përgjatë ditëve në vazhdim